Millennium Group

MENU

BACK

SË SHPEJTI

FOLIE VILLAGE

I vendosur në gjirin ikonik në formë gjysmë hëne të Jalës, Folie Village krijon "Koreografi plot art e mjeshtëri" në bregdetin jugor të Shqipërisë. Grupi Oppenheim ka projektuar një koncept të ri të të jetuarit përmes këtij zhvillimi modern, luksoz dhe të nivelit të lartë, i përbërë nga vila private dhe apartamente buzë detit. Duke evoluar trashëgiminë dhe frymën arkitekturore vendase me synimin për të krijuar një përgjigje të parapëlqyer dhe të përjetshme, ai do të jetë perla e përsosur e arratisjes Mesdhetare.

I përbërë nga ndërtesa të grupuara pranë njëra tjetrës, projekti përfshin vila private, si dhe apartamente me pamje nga deti dhe apartamente me nënçati. Ai ofron hapësira tregtare si: dyqane, bare, kafene, restorante, si dhe hapësira të rehatshme dhe programe mbështetëse të tilla si qendër spa të nivelit botëror, suitë fitnesi, hapësira ekskluzive‘rooftop’ në katet e sipërme dhe klube gjallëruese buzë detit, kazino dhe hapësira për evente.

Projekti është aktualisht në fazën e projektimit dhe ndërtimi do të fillojë në fund të vitit 2022. Fshati luksoz parashikohet të hapet në vitin 2025. I vendosur për t'u ndërtuar në Jalë, projekti merr frymëzim nga tradita e pasur popullore dhe ekologjia e zonave që gjenden në fshatrat e afërt të Vunoit dhe Dhërmiut. Duke u jetëzuar në Jalë, projekti synon të arrijë një ndjeshmëri ndaj njeriut dhe natyrës, duke u harmonizuar me kontekstin e saj.